Gashi: LDK-ja s’duhet të ndërtojë politikën e saj mbi vija të kuqe

0%

Shpërndaje në: Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se partia e tij s’duhet të ketë vija të kuqe apo ekskluzivitete ndaj asnjë partie tjetër politike. Në ditën kur 6 gushti u caktua për mbajtjen e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Gashi ka thënë se në kohëra të tilla kërkohet “përgjegjësi shtetërore, vizion e lidership politik”.

“Pikërisht në kohë të tilla, LDK duhet ta marrë rolin që i takon si forcë udhëheqëse e qendrës së djathtë dhe bartëse e kulturës shtetformuese të Kosovës. Për ta ndryshuar Kosovën, së pari duhet ta definojmë qartë LDK-në. Duhet ta dimë se çfarë përfaqësojmë, cilat janë vlerat tona dhe çfarë modeli politik u ofrojmë qytetarëve.

Na duhet një LDK moderne, përfaqësuese, meritokratike dhe autentike, e ndërtuar mbi besimin e brendshëm dhe mirëbesimin e qytetarëve. LDK nuk duhet të ndërtojë politikën e saj mbi vija të kuqe apo ekskluzivitete ndaj asnjë partie. Bashkëpunimi duhet të udhëhiqet nga interesi i Kosovës, programi politik, orientimi euroatlantik dhe nevoja për institucione të forta e funksionale.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kosova ka nevojë për një LDK të bashkuar, me identitet të qartë, me vetëbesim dhe me guxim për të udhëhequr. Vetëm një LDK e tillë mund ta rikthejë besimin e qytetarëve dhe ta udhëheqë Kosovën drejt zhvillimit, stabilitetit dhe integrimit”, ka shkruar ai në Facebook.

Gashi ka qenë në grupin e deputetëve që kanë kërkuar Kuvend të partisë për largimin e kryetarit Lumir Abdixhiku pasi LDK-ja në zgjedhjet e 7 qershorit doli sërish e treta. Mbajtja e këtij Kuvendi u përdor si justifikim nga Abdixhiku për të pezulluar bisedimet e nisura me Lëvizjen Vetëvendosje për formim të institucioneve.

Burimi: Koha