Qeveria në detyrë mban mbledhjen e radhës, këto janë vendimet e

0%

Qeveria në detyrë e Kosovës ka mbajtur të premten, më , mbledhjen e radhës në të cilën ka miratuar një sërë vendime. Në një komunikatë, Qeveria ka bërë të ditur se gjatë kësaj mbledhjeje ka miratuar Rregulloren për Zhvillimin e Procedurave të Rekrutimit për Zjarrfikës, e cila përcakton rregullat dhe procedurat për pranimin e zjarrfikësit në Njësitë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, në pajtim me parimet themelore të përcaktuara në Ligjin Nr. 08/L-197 për Zyrtarë Publikë.

Po ashtu, sipas njoftimit, ka miratuar vendimin për qiradhënie për sipërfaqen prej 61402.9 m2, Zona Kadastrale Raçak, Komuna Shtime, sipas kërkesës nga Agjencia Pyjore e Kosovës/Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në kohëzgjatje 15 vite për nxjerrjen dhe shfrytëzimin e gurit gëlqeror.

Qeveria ka miratuar edhe vendimin për dhënien në shfrytëzim të hapësirës prej rreth 30 ari, nga parcela kadastrale e cila është në pronësi të Agjencisë Pyjore të Kosovës — Ndërmarrja e Pyjeve në Prizren, për Ministrinë e Drejtësisë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Dhënia në shfrytëzim e kësaj prone Ministrisë së Drejtësisë do të kontribuojë në krijimin e kushteve të përshtatshme infrastrukturore për realizimin e nevojave institucionale të kësaj ministrie, në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe në racionalizimin e kostove operative”- thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Po ashtu është miratuar vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 05/16, të datës , përmes të cilit Ministria e Shëndetësisë do të mbështesë financiarisht vetëm specializantet lehona, të cilat, siç thuhet në njoftim janë kthyer nga pushimi i lehonisë dhe, si pasojë e ndërprerjes së vijimit të programit specialistik gjatë kësaj periudhe, nuk i kanë përfunduar modulet/ciklet e trajnimit specialistik të parapara sipas programit të specializimit, për periudhën nga deri më .

Gjithashtu gjatë kësaj mbledhjeje është miratuar edhe vendimii për Kornizën për Ndërtimin e Kapaciteteve Digjitale për Qeverinë e Kosovës, që do të shërbejë si një model që siguron një qasje të unifikuar për zhvillimin e aftësive digjitale thelbësore për qeverisje efektive, ofrimin e shërbimeve dhe inovacionin në një mjedis digjital.

Qeveria ka miratuar në parim edhe nismën për lidhjen e marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Europian për aderimin në zonën “EU Roam Like Home”, e cila do të jetë parakusht për implementimin e plotë të ‘EU Roaming Acquis’.

Kjo marrëveshje, siaps njoftimit të Qeverisë, krijon kornizën për përfshirjen graduale të Republikës së Kosovës në regjimin “EU Roam Like Home”, duke mundësuar përdorimin e shërbimeve roaming pa tarifa shtesë ndërmjet Kosovës dhe shteteve pjesëmarrëse, pasi të plotësohen kushtet e parapara.

Gjithashtu është miratuar në parim nisma për lidhjen e Marrëveshjes së Grantit mes Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, “Termokosit” dhe Bankës Europiane për Investime, për Projektin e Zgjerimit të Sistemit të Ngrohjes Qendrore në Prishtinë.

Qeveria ka miratuar vendimin për rialokimin e mjeteve në shumën prej 2,000,000.00 eurove (dy milionë eurosh), Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, nënprogrami “Administrata qendrore”, nga kategoria e shpenzimeve kapitale, konkretisht nga projekti kapital “Programi për Grantin e Performancës Komunale”, në 15 (pesëmbëdhjetë) projekte kapitale, në përputhje me 15 (pesëmbëdhjetë) marrëveshjet për mbështetje financiare për projektet kapitale të nënshkruara nga ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal dhe kryetarët e komunave përkatëse.

Gjithashtu, Qeveria gjajë kësaj mbledhjeje ka themeluar Këshillin Kombëtar të Arteve, si7 thuhet në njoftim, një mekanizëm i rëndësishëm institucional që do të forcojë zhvillimin e politikave publike në fushën e artit dhe kulturës, duke garantuar profesionalizëm, pavarësi dhe përfaqësim të denjë të komunitetit artistik, në këtë përbërje: Yll Rugova, Baki Jashari, Visare Aliu; Afrim Spahiu; Ardianë Pajaziti; Visar Munishi; Aulona Nuhiu; Alberta Troni; Arif Muharremi; Artnet Haskuka dhe Visar Haxhibeqiri.

Qeveria ka ndarë mjete financiare në shumën prej 9,480.00 euro (nëntë mijë e katërqindetetëdhjetë euro) për mbështetjen e realizimit të programit “OringinAL”, i cili promovon Republikën e Kosovës në nivel ndërkombëtar përmes forcimit të imazhit pozitiv të Republikës së Kosovës, promovimin e potencialit të saj turistik, kulturor dhe zhvillimor, si dhe në zgjerimin e bashkëpunimit me diasporën në funksion të zhvillimit afatgjatë të vendit.

Gjithashtu, Qeveria ka miratuar propozimin e Ministrisë së Financave për të kërkuar nga presidentja e Republikës së Kosovës për dhënien e autorizimit ministrit të Financave për nënshkrimin e marrëveshjes së kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim, për Projektin e Lojërave Mesdhetare XXI në Kosovë.

Në fund Qeveria ka riaprovuar Raportin Vjetor Financiar për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2025.

Burimi: Kallxo