Gucati: E fala familjen e personit që më kërcënoi, çështjen ia lashë

0%

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka folur për rastin ku një person u dënua me katër muaj burgim pasi e kishte kërcënuar. Gucati tha se e ka falur familjen dhe djemtë e personit në fjalë, ndërsa vendimin për rastin ia ka lënë drejtësisë. “Me personin nuk kam asgjë.

Ai është i dënuar me katër muaj dhe unë nuk kam asgjë me të”, ka deklaruar Gucati në Klan Kosova. Ai tha se vendimi për ta denoncuar erdhi pas, siç u shpreh ai, fyerjeve të vazhdueshme që i kishte marrë në rrjete sociale. “Ne jemi prej gjakut dhe prej mishit. Siç thotë populli, çdo njeriu i humb durimi, edhe mua më humbi durimi duke parë fyerjet që m’i bëri”, tha Gucati.

Sipas tij, personi në fjalë i kishte dërguar disa herë mesazhe fyese në Facebook, duke thënë se këtë rast e kishte konsideruar të tepruar. Dënohet me 4 muaj burg për komentin kërcënues ndaj Hysni Gucatit Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com