Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës që vlejnë për të premten, më . Sipas njoftimit, çmimi i naftës për sot () është kufizuar në 1.69 euro apo një centë më shtrenjtë se dje (). Edhe çmimi i benzinës është kufizuar në 1.50 euro apo një centë më shtrenjtë se dje, .
Çmimet e gazit janë 0.60 euro për litër. Qytetarët që kanë ankesa mund t’i adresojnë në [email protected] ose në numrin e telefonit 0800 11000. Më , MINTI ka njoftuar se ka vendosur të vazhdojë edhe për 30 ditë rregullimin e përkohshëm të çmimeve maksimale të produkteve të naftës, me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve dhe garantimit të çmimeve të arsyeshme në treg.
Sipas vendimit, çmimi maksimal i shitjes me shumicë do të llogaritet mbi bazën e çmimit mesatar të furnizimit të evidentuar nga Dogana, plus 2 centë për litër.Ndërkaq, çmimi maksimal i shitjes me pakicë do të jetë plus 12 centë për litër.
MINTI ka njoftuar se vendimi është marrë pas monitorimit të vazhdueshëm të tregut dhe analizës së të dhënave të Doganës së Kosovës, nga të cilat rezulton se çmimet e importit të derivateve nuk kanë shënuar ulje. Më , SHBA dhe Izraeli nisën sulme ajrore të koordinuara kundër Iranit.
Regjimi iranian është kundërpërgjigjur duke sulmuar baza ushtarake dhe përfaqësi diplomatike në vendet e rajonit por ka bombarduar edhe objekte të tjera të vendeve që konsiderohen si aleatë të Shteteve të Bashkuara. Gjithashtu, Irani vazhdon të sulmojë edhe caqe në territorin izraelit. Pas sulmeve, nisi edhe rritja e çmimit të derivateve të naftës.
Çmimet e naftës nisën rënien më në Azi pasi Pakistani, i cili ka ndërmjetësuar përfundimin e luftës SHBA-Iran, kishte njoftuar arritjen e marrëveshjes kornizë që presidenti Donald Trump do ta rihapë rrugën kryesore të transportit detar në Ngushticën e Hormuzit, raportoi BBC. Por pas dështimit, çmimi i derivateve të naftës filloi prapë ngritjen.
