Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në rrugën magjistrale, në vendin e quajtur “Qafa e Duhlës”, ku janë përfshirë tre kamionë dhe një automjet. Aksidenti është raportuar më , rreth orës , ndërsa si pasojë e përplasjes së paku një person ka pësuar lëndime trupore.
Menjëherë pas pranimit të informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë patrullat policore, ekipet e Emergjencës Mjekësore dhe zjarrfikësit, të cilët po ndërmarrin veprimet e nevojshme. Për shkak të aksidentit dhe intervenimit të ekipeve emergjente, qarkullimi në këtë segment rrugor është ndërprerë në të dy drejtimet deri në një njoftim tjetër.
Njësitë relevante po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit dhe për normalizimin e qarkullimit. Gazeta Sinjali do t’ju mbajë të informuar për zhvillimet e reja lidhur me këtë rast. Aksident i rëndë në Carralevë, s’dihet për të lënduar Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
