Isgandarli nuk heq dorë nga Partizani (VEPRIMI)

0%

Vusal Isgandarli është futbollist i Malishevës, me të cilët ka bërë paraqitje pozitive edhe në Conference League. Megjithatë, duket se 30-vjeçari azer nuk e heq dot Partizanin nga jeta e tij. Edhe pse tani është një “ish” i kuq, Isgandarli ka zgjedhur që foton e profilit në rrjetin social “Instagram” mos ta ndryshojë.

Ai ka lënë një foto, në kohën kur ishte pjesë e “Demave të Kuq”, edhe pse tani luan për skuadrën e Superligës së Kosovës. Kujtojmë se azeri ka një të shkuar në Superiore, jo vetëm me Partizanin. Ai është aktivizuar edhe për Egnatian, me të cilët ka shënuar 6 gola e ka asistuar në 2 të tjerë, në 20 ndeshje.

Burimi: Bota Sot