Sekuestrohen armë dhe municion pas rastit të vrasjes në Strellc të

0%

Një person ka mbetur i vdekur në oborrin e një stani në Bjeshkën e Strellcit në Komunën e Deçanit, si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit më .

Lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës ka njoftuar se Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke zhvilluar hetimet lidhur me rastin, i cili është cilësuar si ‘vrasje nga pakujdesia’.

Pas pranimit të rastit, organet e rendit sqaruan se njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes me ç’rast kanë sekuestruar një armë zjarri, një karikator të zbrazet dhe 24 fishekë. Ndërsa, bëhet e ditur se ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa i dyshuari është arrestuar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Me urdhër të prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa i dyshuari, pas intervistimit, është ndaluar për 48 orë.” – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës më .

Për rastin në fjalë, KALLXO.com kishte raportuar edhe dje, më , ku rastin e ka konfirmuar Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore të Pejës, i cili tha se njësitët e Prokurorisë dhe të Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes. “Prokurori i shtetit dhe të gjitha njësitet relevante policore janë në vendin e ngjarjes duke ndërmarrë veprimet e nevojshme.”- konfirmoi Nikçi më .

Ndërsa, nga Policia e Kosovës treguan se dyshimet e para janë për vrasje aksidentale mes familjarëve. Foto: Policia e Kosovës

Burimi: Kallxo