Besa bën edhe mirë?!

0%

E enjte, . Një person nga një parti opozitare e vendlindjes sonë, shtetit tonë Kosovë-Dardani, deklaroi — ja citati: „Presidenti dhe kryeministri nuk mund të jenë nga i njëjti subjekt politik“?!

Përderisa i njëjti, si edhe shumica e opozitarëve të shtetit tonë, në njërën anë deklarojnë se e mbështesin vazhdimin e bisedimeve për formimin e institucioneve të reja, me pretekstin e theksuar se prioriteti i tyre mbetet funksionalizimi i shtetit pas zgjedhjeve, në anën tjetër po të njëjtit nuk po duan, ose edhe nuk po dinë fare, se në një shoqëri demokratike objektiviteti është thelbi i debatit, në vend se t’i përçajnë njerëzit përmes urrejtjes ose polarizimit të ndërsjellë?!

E çështja se si mund të trajtohet urrejtja në diskursin politik, ndër të tjera, është: Ndjekja e konsensusit, që ka për qëllim marrëveshjen e opinioneve mes individëve ose grupeve në lidhje me çështje dhe vendime të caktuara, sepse partitë apo vendimmarrësit politikë kanë përgjegjësi që, në vend se t’i nxisin grupet shoqërore kundër njëri-tjetrit, duhet t’i integrojnë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Dhe çka është më e rëndësishmja, anëtarët partiakë, qofshin ata ose ato në poste udhëheqëse apo edhe jo, duhet që përmes retorikës së tyre të mos krijojnë armiq. Të kenë kujdes si aktorë me kulturë adekuate politike dhe, në një mënyrë të denjë, të prezantohen si bartësit e sinqertë të vullnetit të zgjedhësve të tyre, të cilët me vota atyre ua kanë besuar udhëheqjen.

Sa i përket deklaratës së personit të lartcekur në lidhje me zgjedhjen e presidentit dhe kryeministrit nga i njëjti subjekt, më duhet gjithsesi, edhe në bazë të të dhënave zyrtare, ta them se: – BËN BESA EDHE MIRË! PIKË.

Natyrisht se bën që nga i njëjti subjekt politik të zgjidhet si kryeministri, ashtu edhe presidenti, duke u nisur nga fakti se edhe këtu në Gjermani ka pasur raste kur presidenti dhe kryeministri kanë qenë nga i njëjti subjekt, respektivisht kanë qenë të së njëjtës përkatësi partiake, si për shembull: Z. Konrad Adenauer (CDU), nga shtatori 1949 deri në tetor 1963, ishte kancelar, ndërsa z.

Heinrich Lübke (CDU), nga 15 shtatori 1959 deri më , ishte president. Z. Willy Brandt (SPD) dhe z. Helmut Schmidt (SPD) kanë shërbyer si kancelarë, ndërsa z. Gustav Heinemann (SPD) ishte president. Andaj, këto dokrra naive tuajat, opozitarë, duhet sa më parë t’i mënjanoni!

Sepse vendlindja jonë e shumëvuajtur për shekuj me radhë, Kosova jonë, Dardania, nuk është gjah për pozicione pushtetare dhe avantazhe financiare nga burimet shtetërore, që grupet, përkatësisht partitë ose grupet rivale, t’i përvetësojnë. POSHTË HAJNAT DHE TRADHTARËT. RROFTË KOSOVA IME, JONA, DARDANIA! 🙏

Burimi: Bota Sot