​Dy persona vdiqën të enjten “dyshimshëm” në Kosovë, një në Gjilan e

0%

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të hetimit të vdekjes, të regjistruara në Gjilan dhe Shtime. Viktimat janë gjetur ose janë dërguar në institucione shëndetësore pa shenja jete. Në Gjilan, të enjten rreth orës është raportuar se një burrë është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion. Ndërkaq, Qendra Emergjente e Ferizajt ka raportuar se një burrë është sjellë këtu, pa shenja, jete, rreth orës 21, nga Qendra Emergjente e Shtimes. Edhe në këtë rast, me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Burimi: Bota Sot