Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, raportohet se është pranë refuzimit të ofertës për të marrë drejtimin e Kombëtares së Italisë. Arsyeja kryesore lidhet me dallimin e madh financiar ndërmjet kërkesës së teknikut katalanas dhe ofertës së Federatës Italiane të Futbollit.
Sipas raportimeve, Guardiola kërkon një pagë prej rreth 20 milionë eurosh në vit, ndërsa Federata Italiane është e gatshme t’i ofrojë 10 milionë euro për sezon. Megjithatë, drejtuesit e futbollit italian pritet ta presin vendimin përfundimtar të Guardiolës para se të nisin negociatat me kandidatët e tjerë.
Në rast se marrëveshja nuk arrihet, Antonio Conte, Andrea Pirlo dhe Roberto Mancini përmenden si alternativat kryesore për ta marrë drejtimin e “Azzurrëve”. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
