Vrasja e policit në Kaçanik, dëshmon gruaja e tij dhe fqinji që e

0%

Nën masa të rrepta sigurie, në Gjykatën e Ferizajt sot, më , janë sjellë gjashtë të akuzuarit për vrasjen e rreshterit policor Muhamet Lika në Kaçanik.

Haki Bela, Rilind Murati, Vatan Çaka, Edmond Lika dhe Shkëlqim Kuka, janë të akuzuar për vrasje të rëndë, ndërsa Diamant Gashi është i akuzuar për dhënie të ndihmës personave të përmendur më lart pasi pretendohet se kishin kryer veprën penale.

Lidhur me këtë rast akuzohet edhe një i mitur, mirëpo ndaj tij procedura penale do të mbahet veçmas prej 6 të akuzuarve, pasi i njëjti në kohën e kryerjes së veprës penale ka qenë i mitur dhe do të gjykohet si i tillë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në gjyqin për vrasjen e ish-rreshterit Muhamet Lika ka dëshmuar gruaja e tij, Violeta Mulaku, e cila të pandehurit ka thënë se i ka njohur si klientë të lokalit ku ka punuar dhe si “praktikues ekstremë të fesë”. Vatan Çakën ajo ka thënë se e ka njohur si person që ka kryer vjedhje, vepër të kryer sipas saj edhe në lokalin ku ka punuar.

Edmond Likën ka theksuar se e ka njohur si punëtor në një lokal që ka qenë në emër të Muhamet Likës. “Te lokali në Shtrazë kam shkuar një ditë para arrestimit të tyre. E kam pa që lokali është thyer, aty ka qenë një dollap me fatura e shënime. Dhe ajo fletore është marrë dhe sipas meje e ka marrë Edmondi, sepse ka mendu që ka diçka në atë fletore.

Aty ishte fletore me shënime, gjëra te lokalit. Për këtë e ka ditë vetëm Edmondi dhe punëtorët që kanë qenë aty. Dhe sot e tutje nuk është gjetur kjo fletore. Dyshimet e mia – kanë mendu që ka të shkruar diçka aty. Muhameti gjithmonë ka mbajtë shënime për çdo gjë.

Ku punoj unë tash është përball lokalit të Rilind Muratit, aty kam edhe xhaminë e qytetit dhe kah shkoj në shtëpi është lokali i Hakisë. Çdo ditë në atë lokal ka njerëz që rrijnë në grumbull para lokalit, edhe të tjerë, o para xhamisë, o para lokalit. Është e pamundur me kalu aty pa i parë këta persona”.

Ajo ka rrëfyer për natën e vrasjes së bashkëshortit të saj, teksa tha se para banesës ka parë dy persona me kapela. “Në natën kritike kam qenë në banesë. Në kam dalë në ballkon me pi një cigare dhe me këqyr a është duke ardhë ai (Muhameti) prej punës apo jo. Aty nga ballkoni shoh që dy persona të rinj me kapela në kokë, që sillen atypari.

Kanë qenë para hyrjes së banesës, po ma shumë nuk më kujtohet” – ka rrefyer Mulaku. Pas saj, ka dëshmuar edhe Sabedin Laqi, i cili ishte personi i parë që e pa policin Muhamet Lika të shtrirë në shkallet e banesës. “Kam dëgjuar katër krisma, tri kanë qenë përnjëherë, një – 3-4 sekonda më vonë. Kam dalë në pizhama dhe kam zbritur nga kati i 5-të.

Muhameti ka qenë i shtrirë në shpinë dhe revolen e ka pasur në anën e djathtë.” – ka treguar Laqi, i cili është edhe zyrtar policor.

Shqyrtimi gjyqësor për rastin e vrasjes së rreshterit të Policisë së Kosovës, Muhamet Lika, nisi me fjalët hyrëse ku prokurori Ismet Rrahmani deklaroi se provat materiale dhe video-incizimet e kamerave të sigurisë dëshmojnë se vrasja ishte e planifikuar dhe se të akuzuarit kanë ndihmuar autorin e dyshuar para, gjatë dhe pas kryerjes së krimit.

Prokurori Ismet Rrahamani tha se më kishte nisur si një ditë e zakonshme pune për rreshterin Muhamet Lika, i cili pas përfundimit të orarit të punës në Kaçanik, rreth orës , u nis drejt banesës së tij, por nuk arriti kurrë në destinacion pasi u privua nga jeta me armë zjarri nga i mituri R.B. Ai përshkroi edhe rolin që, sipas aktakuzës, kanë pasur të akuzuarit.

Ai tha se Rilind Murati është parë në shoqëri me R.B. gjatë kohës së kryerjes së vrasjes, kurse Vatan Çaka është filmuar së bashku me Muratin dhe R.B. duke vëzhguar vendin e ngjarjes para se të ndodhte vrasja. Sa i përket Edmond Likës, prokurori deklaroi se ai është parë në shoqërinë e Shkëlqim Kukës duke ndjekur lëvizjet e policit Muhamet Lika pas daljes nga stacioni policer në Kaçanik.

Pasi viktima kaloi pranë tyre, prokuroria pretendon se Edmond Lika zbriti nga vetura “Opel”, pronë e Shkëlqim Kukës, dhe vazhdoi me veturën e tij “Golf 2” në drejtim të vendit ku u krye vrasja. Të akuzuarit nuk e kanë pranuar fajësinë. Mbrojtësit e të akuzuarve për vrasjen kanë mohuar akuzat duke theksuar se provat e prokurorit nuk janë krejt të qarta.

Avokati i të pandehurit Haki Bela, Urim Bajraktari, ka thënë se provat e paraqitura nuk e dëshmojnë dyshimin mbi Belën. “Mbrojtja ka ngritur dyshime dhe ka dhënë vërejtje me mungesën e dyshimit të bazuar dhe të arsyeshëm për të akuzuarin Haki Bela. Ka qenë dhe mbetet se provat e propozuara nuk arrijnë të provojnë as dyshimin minimal.

Fakti që i akuzuari është parë nga kamerat e sigurisë, në lokacione të ndryshme, nuk e bën atë përgjegjës për veprën në fjalë, apo ndonjë vepër tjetër penale. Gjithashtu, edhe pretendimi i bashkëkryerjes pa dyshim se do të mbetet i paraqitur në mënyrë deklarative. I pambështetur në asnjë provë të drejtë dhe konkrete” – ka thënë Bajraktari.

Avokati i të pandehurit Rilind Murati, Musa Konxheli, ka deklaruar se provat krijojnë paqartësi mbi rrethanat mbi vrasjen. “Pas analizimit të aktakuzës dhe fjalës hyrëse të prokurorit të shtetit në rastin konkret nuk ka dyshim të bazuar mirë se i pandehuri Rilind Murati ka kryer veprën penale me të cilën akuzohet.

Konsiderojmë se provat janë të pranueshme sa i përket aspektit formal juridik. Konsiderojmë se vrasja nuk ka qenë e planifikuar nga të pandehurit. Nuk tregohet kush e ka vrarë, apo si është planifikuar. Nuk dihet për llojin e armës, por vetëm kalibri”. – tha Konexheli.

Avokati Ngadhnjim Rudi ka theksuar se i mbrojturi i tij Vatan Çaka nuk është i përfshirë në kryerjen e veprës dhe se nuk paraqitet asnjë provë që e përfshin atë.

“Aktakuza në raport me të mbrojturin tim, i mungon lidhshmëria mes veprimeve të të mbrojturit tim dhe pasojës së shkaktuar, që në rastin konkret, prokuroria nuk paraqiti asnjë provë të vetme, në të cilën do ta mbështeste dyshimin në raport me të mbrojturin tim, sa i përket kësaj vepre penale”.

Mbrojtësi i të pandehurit Edmond Lika, avokati Shpëtim Vishi, ka thënë se aktakuza mbështetet në interpretime dhe supozime. “Nuk vërteton asnjë provë se ai e ka kryer këtë vepër penale”. Avokati Kastriot Zenuni i të pandehurit Shkëlqim Uka ka kundërshtuar fjalën e prokurorit si dhe aktakuzën. “Gjatë shqyrtimit gjyqësor do të vërtetohet se aktakuza është e pabazuar.

Prokurori i shtetit i ka vlerësuar provat gabimisht”. Avokatja Femije Gashi Bytyqi e të pandehurit Diamant Gashi ka deklaruar se te Gashi nuk ka asnjë bazë ligjore se ka dhënë ndihmë në kryerjen e veprës penale. “Konsideroj që te i mbrojturi im nuk ka asnjë bazë ligjore se i ka dhënë ndonjë ndihmë R.B., për këtë çështje penale. Diamanti ka qenë në punë në atë kohë”.

KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi për rastin e vrasjes së rreshterit Lika. Aktakuza e Prokurorisë Themelore të Ferizajt thot se vrasja e rreshterit ndodhi “për qëllime të ulëta, hakmarrëse, duke urryer viktimën në raport me punën e tij të ushtruar si zyrtar policor”.

Në aktakuzën 32-faqëshe janë përfshirë veprimet që pretendohet se kanë kryer pesë të pandehurit Haki Bela, Rilind Murati, Vatan Çaka, Edmond Lika, Shkëlqim Kuka. KALLXO.com ka siguruar aktakuzën e Prokurorisë së Ferizajt të ngritur kundër pesë të pandehurve, të cilët po ngarkohen me veprën penale të vrasjes së rëndë ndaj rreshterit policor Muhamet Lika në Kaçanik më .

Sipas Prokurorisë, më , rreth orës , në Kaçanik, në rrugën “Idriz Seferi”, përkatësisht në katin II të hyrjes së ndërtesës, në bashkëveprim me një të mitur, me dashje dhe përgatitje paraprake kishin privuar nga jeta tani të ndjerin zyrtarin policor, rreshter Muhamet Lika, në atë mënyrë që deri sa viktima ka përfunduar orarin e punës në detyrën zyrtare dhe gjatë rrugës për në banesën e tij ishte përcjellë në vazhdimësi nga të pandehurit dhe i mituri deri te hyrja e banesës së tij e më pas ishte vrarë.

Ajo çka bie në sy në aktakuzën që ka ngritur Prokuroria është edhe puna e zyrtarit policor i cili u vra e që lidhet me punën e tij në trajtimin e dy rasteve, disa fletushkave me përmbajtje fetare dhe djegien e bredhit në Han të Elezit.

Vdekja e Muhamet Likës në bazë të raportit të autopsisë ishte konsideruar se është e dhunshme dhe erdhi si pasojë e gjakderdhjes së brendshme dhe të jashtme, si rrjedhojë e dëmtimit të mushkërive dhe mëlçisë, si rezultat i veprimit dinamik të predhave të gjuajtura nga arma e zjarrit. Vrasjen e policit e kishin mohuar tashmë të akuzuarit.

Në deklarimin e dhënë në Polici, Haki Bela më kishte thënë se ka dëgjuar për vrasjen e policit Muhamet Lika, e kishte njohur më parë si gjithë policët e tjerë dhe nuk e kishte pasur asgjë në familje.

Në natën kritike, rreth orës , kishte deklaruar se kishte qenë te lokali i tij, mbrapa xhamisë, ku edhe punon nga ora deri në ora , dhe shtonte se ditë më parë Muhamet Lika kishte qenë në lokalin e tij për të blerë vaj të farës së zezë, kurse për natën kritike ka deklaruar se para orës kishte dalë nga shtëpia e tij dhe kishte shkuar në drejtim të lokalit.

Më pas kishte vërejtur dy vetura të Policisë dhe te banesat ku kishte ndodhur vrasja ishte afruar për të shikuar se çfarë po ndodhte dhe se aty kishte qenë bashkë tre persona të tjerë dhe kishin komunikuar me policin A.M., dhe ishin njoftuar se është vrarë një polic dhe më pas sipas tij ishin kthyer përsëri te lokali e më pas kishin shkuar në shtëpi.

Tutje ai kishte thënë se në lokal kishte qëndruar për t’u ndihmuar dy shokëve të tij që të shtypnin farën e zezë. Çka thuhet në dosjen e Prokurorisë për të dyshuarit për rastin e vrasjes së zyrtarit policor Muhamet Lika?

Në dosje të Prokurorisë thuhet se më rreth orës , në Kaçanik, në rrugën “Idriz Seferi”, në hyrje të ndërtesës, të pandehurit duke vepruar në bashkëkryerje, me dashje dhe përgatitje paraprake kanë planifikuar për ta privuar nga jeta zyrtarin policor Muhamet Lika. Sipas dosjes së Prokurorisë, i mituri me dashje dhe përgatitje paraprake, ka vrarë zyrtarin policor Muhamet Lika.

Në dosje përshkruhet se rreshteri Lika pas përfundimit të orarit të punës rreth orës rrugës për në banesën e tij ishte përcjellë në vazhdimësi nga të dyshuarit e moshës madhore deri te hyrja e banesës së tij, dhe pasi ai hyn në objektin e banesës ku jetonte, duke u ngjitur shkallëve, i mituri i shkon nga prapa dhe pasi që viktima hyn në ndërtesë pas tij hyn edhe i mituri dhe porsa e takon tashmë të ndjerin ka shtënë në të me me armë zjarri.

Sipas dosjes, pas kryerjes së vrasjes ik nga vendi i ngjarjes në drejtim të një lokali, ku bashkohet me të pandehurin Rilind Murati, i cili kishte qenë duke e pritur dhe së bashku largohen përmes rrugës “Mejdi Dalloshi”.

Në pamjet e kamerave vërehet i pandehuri Haki Bela, i cili e përcjell zyrtarin policor prej momentit të daljes nga stacioni, duke i shkuar prapa e pas kryerjes se veprës penale nga i mituri rreth 14 minuta pas në afërsi të vendit të ngjarjes duke qëndruar një kohë dhe duke u larguar, i pandehuri Vatan Çaka është parë në shoqëri të të pandehurve Rilind Murati dhe të miturit dhe të njëjtit para kryerjes se veprës penale vërehen duke vëzhguar vendin e ngjarjes.

Në dosje thuhet se i pandehuri Edmond Lika në bazë të video-incizimeve është parë në shoqëri të të pandehurve dhe së bashku me të pandehurin Shkëlqim Kuka e përcjellin rreshterin Muhamet Lika nga dalja nga stacioni policor, ku i pandehuri Edmond Lika deri sa ka qenë në veturën “Opel Astra” me të kaluar viktima del nga vetura pronë e te pandehurit Shkëlqim Kuka dhe vazhdon me veturën “Golf II” në përcjellje të viktimës ndërsa i pandehuri Shkëlqim Kuka vazhdon me veturën “Opel Astra” duke e përcjellë viktimën.

Në dosje thuhet se i pandehuri Diamant Gashi përmes telefonit kontakton të pandehurin Haki Bela dhe i njëjti e strehon dhe i ofron ndihmë në ushqim dhe gjëra të tjera të miturit. Tutje në dosje thuhet se në vend të ngjarjes janë gjetur katër gëzhoja të kalibrit 9.19 mm ndërsa nga plagët e marra nga predhat e armës së zjarrit ka ndërruar jetë zyrtari policor Muhamet Lika.

Të akuzuarit Haki Bala, Rilind Murati, Vatan Çaka, Edmond Lika, dhe Shkëlqim Kuka në dosje të Prokurorisë thuhet se kanë të kaluar kriminale. Më , në një aksion të gjerë policor u arrestua grupi që tani po akuzohet për vrasjen e rreshterit policor në Kaçanik.

KALLXO.com raportoi ekskluzivisht për masën të cilën kishte në të kaluarën kriminale për të akuzuarin kryesor për vrasjen e rreshterit policor Muhamet Lika. KALLXO.com zbuloi se i mituri ishte i njohur për drejtësinë. Kjo pasi që ishte dënuar me masë institucionale edukative për një vepër penale atë të dhunimit.

Por këtë masë i mituri nuk e vuajti dënimin asnjëherë, pasi nuk iu përgjigj atij dënimi, ndërsa për këtë ishte vendosur edhe në listën e personave në kërkim me urdhër-arrest. Ky urdhër-arrest ishte aktiv edhe gjatë kohës sa ishte kryer vrasja deri tek arrestimi i të njëjtit.

Burimi: Kallxo