Arsenali ka bërë një hap të rëndësishëm në përpjekjet për transferimin e Bruno Guimarães. Mesfushori brazilian ka arritur marrëveshje për kushtet personale me klubin londinez, duke i hapur rrugë negociatave mes dy klubeve.
Sipas gazetarit Fabrizio Romano, “Topçinjtë” po përgatisin një ofertë të re në vlerë prej 82 milionë eurosh për ta bindur Newcastle United të lejojë largimin e njërit prej lojtarëve të tij më të rëndësishëm. Arsenali është i vendosur ta mbyllë sa më shpejt këtë transferim, pasi e konsideron Guimarães një përforcim kyç për mesfushën në prag të sezonit të ri.
Mbetet të shihet nëse Newcastle do ta pranojë ofertën e londinezëve apo do të kërkojë një shumë edhe më të lartë për kartonin e brazilianit.
