Dinamo City barazon në Slloveni, gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen

0%

Dinamo City mori një rezultat pozitiv në ndeshjen e parë të raundit të dytë të UEFA Conference League, duke barazuar 1:1 në transfertë ndaj Aluminij në Slloveni. Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja e nisi mjaft mirë takimin dhe kaloi në avantazh në minutën e 15-të me Hekuran Berishën.

Blutë administruan mirë lojën për pjesën më të madhe të sfidës, por vendasit arritën të barazonin në minutën e 84-t me anë të Vrbanec, duke lënë të hapur çështjen e kualifikimit. Me këtë barazim, Dinamo City ruan shanse të plota për të siguruar kalimin në raundin e tretë të UEFA Conference League, ku gjithçka do të vendoset në ndeshjen e kthimit.

Sfida Dinamo City – Aluminij do të luhet më 30 korrik, në stadiumin “Elbasan Arena”, duke nisur nga ora , ku skuadra shqiptare do të synojë të shfrytëzojë mbështetjen e tifozëve për të siguruar një tjetër kualifikim në arenën europiane.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot