Ermal Shala është 19-vjeçari që ka humbur jetën tragjikisht pas një vetaksidenti me motoçikletë, i cili ndodhi pasditen e sotme në fshatin Llazicë të Malishevës. Aksidenti i rëndë ka ndodhur rreth orës në rrugën magjistrale Prishtinë–Pejë. Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Vlera Krasniqi.
“Sot, rreth orës , në rrugën magjistrale Prishtinë–Pejë, përkatësisht në fshatin Llazicë të Malishevës, dyshohet se një person është vetaksidentuar me motoçikletë”, ka deklaruar Krasniqi. Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësor.
Pavarësisht ndërhyrjes së ekipit emergjent, mjeku ka konstatuar në vendin e ngjarjes se drejtuesi 19-vjeçar i motoçikletës ishte pa shenja jete. Viktima është identifikuar si Ermal Shala, ndërsa vdekja e tij tragjike ka tronditur familjarët, miqtë dhe banorët e zonës.
“Policia është duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, ka thënë Krasniqi për Sinjalin. E rëndë: 19-vjeçari humb jetën pasi vetaksidentohet me motoçikletë Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
