Bujaka dhe Mimoza Ahmeti publikojnë projektin e ri muzikor “Lule

0%

Dy ish-konkurrentet e Ferma VIP 3, Bujaka dhe Mimoza Ahmeti, kanë bashkuar forcat për një projekt të ri muzikor me titull “Lule Mimoza”. Kënga e re vjen si një bashkëpunim mes dy artisteve, të cilat kanë punuar së bashku edhe për tekstin e saj. Projekti është realizuar nga Nasty Music dhe Alandy, ndërsa beat-i është krijuar nga Lucky FLP dhe Alandy.

Videoklipi i këngës u realizua nga Spotlight Media, duke i dhënë projektit një pamje moderne dhe energjike. Bujaka dhe Mimoza, të njohur për publikun nga pjesëmarrja e tyre në Ferma VIP, tashmë po sjellin një tjetër surprizë për fansat e tyre përmes muzikës. “Lule Mimoza” është publikuar në platformat muzikore dhe pritet të marrë vëmendjen e publikut.

Moza vlen të ceket se u shpall edhe fituese duke marrë plot 129 mijë euro.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot