Shpërndaje në: Një qytetar në Junik ka njoftuar Policinë e Kosovës pasi ka hasur në disa mjete të dyshuara shpërthyese. Sipas njoftimit të policisë, ekipet policore dhe ato të deminimit kanë bërë asgjësimin e mjeteve të cilat ishin pesë bomba dore. “Një dëshmitar ka raportuar se ka hasur disa mjete të dyshuara shpërthyese.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet policore dhe të deminimit të cilët kanë bërë asgjësimin e mjeteve (5 bomba dore) pa ndonjë incident”, thuhet në njoftimin 24-orësh të policisë.
