Gjenden pesë bomba dore në Junik, asgjësohen nga ekipet e deminimit

0%

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka raportuar për gjetjen e pesë bombave të dorës në Junik. Sipas raportit 24-orësh, rasti është raportuar pasditen e së mërkurës. Më pas, ekipet e deminimit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë asgjësuar mjetet e dyshuara shpërthyese. “N jë dëshmitar mashkull kosovar ka raportuar se ka hasur disa mjete të dyshuara shpërthyese.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet policore dhe të deminimit të cilët kanë bërë asgjësimin e mjeteve (5 bomba dore) pa ndonjë incident .”, thuhet në raport.

Burimi: Bota Sot