Nga: Shaban Maxharraj Shpërndaje në: Dashuria e tij për gurët u shndërrua në rreptësi shkencore, e në studimet shqiptare la trashëgimi një vepër monumentale për trashëgiminë kulturore dhe arkitekturën tradicionale.
Akademik Emin Riza, i cili vdiq të martën në moshën 89-vjeçare, me një karrierë të gjatë si studiues, pedagog dhe specialist në Institutin e Monumenteve të Kulturës në Shqipëri, ka dhënë një kontribut të spikatur në dokumentimin, mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë materiale shqiptare Arkitektura tradicionale shqiptare s’gjendet më e kompletuar në asnjë hulumtim a studim tjetër sesa në veprat e akademik Emin Rizës.
Studiuesi i themeltë i krijimtarisë popullore në arkitekturë, profesor e restaurues, Emin Riza, vdiq të martën. Ai ishte 89 vjeç. Kontributi i tij në trashëgiminë kulturore shqiptare është zor i matshëm për nga përmbajtja, e po ashtu edhe në sasi. Vdekja e tij nga kolegë e udhëheqës institucionalë është parë si një prej humbjeve të mëdha për botën e trashëgimisë kulturore ndër shqiptarë.
Ai u lind më në Shkodër. Sipas biografisë së tij në Akademinë e Shkencave në Shqipëri, Riza, me një karrierë të gjatë si studiues, pedagog dhe specialist në Institutin e Monumenteve të Kulturës, ka dhënë një kontribut të spikatur në dokumentimin, mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë materiale shqiptare.
Ndër veprat e tij më të rëndësishme janë “Qyteti–Muze i Gjirokastrës” (1980), një studim themelor mbi trashëgiminë ndërtimore të Gjirokastrës, banesat karakteristike dhe vlerat e saj si qytet-muze, si edhe “Banesa shqiptare me qoshk” (2018), monografi e botuar nga Akademia e Shkencave, e cila trajton tipologjinë e banesave popullore shqiptare me qoshk dhe vlerat e tyre arkitektonike.
Akademik Riza ishte autor i 16 monografive, pesë prej tyre në bashkautorësi, si edhe i 134 artikujve shkencorë të botuar në revista të specializuara, ndër to “Studia Albanica”, “Arkitektura popullore shqiptare” dhe “Monumentet”, ku trajtoi tipologjitë e banesave popullore, strukturat ndërtimore dhe trashëgiminë e qyteteve historike.
“Ai ishte gjithashtu kryeredaktor i revistave ‘Studia Albanica’ dhe ‘Monumentet’, duke nxitur botimin e studimeve mbi trashëgiminë kulturore shqiptare”, shkruhet në biografi.
Akademik Riza, njëherësh anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ishte nismëtar i Ligjit për trashëgiminë kulturore dhe kryesues i grupit të punës për përgatitjen e dosjeve të Gjirokastrës dhe Beratit për UNESCO-n.
Shoqata e Arkitektëve e Shqipërisë i ka akorduar akademik Emin Rizës titullin e nderit “Mjeshtër në Arkitekturë” në shtator të vitit 2020, në shenjë vlerësimi për kontributin e tij të jashtëzakonshëm jetësor në studimin, dokumentimin dhe restaurimin e monumenteve të kulturës dhe trashëgimisë arkitekturore shqiptare.
Edhe Kulturë 43 min. më parë Beqir Beqiri përkujtohet si punëtori në heshtje që la gjurmën e tij në Teatër I diplomuar si inxhinier ndërtimi në Fakultetin e Inxhinierisë në vitin 1962, rruga e tij kërkimore nisi në Institutin e Historisë dhe të Gjuhësisë, për të vijuar për dekada me radhë në Institutin e Monumenteve të Kulturës si specialist, udhëheqës sektori, nëndrejtor dhe drejtor (1988–1993).
Akademik Emin Riza mbajti detyra të larta akademike e shkencore e administrative gjatë karrierës së tij. Ishte sekretar shkencor i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, u zgjodh akademik i asociuar më 2008 dhe mori titullin akademik më 2011.
Sipas kryesisë së Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Riza qe një nga studiuesit më të njohur shqiptarë në fushën e trashëgimisë kulturore dhe arkitekturës tradicionale. “Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore, akademik Emin Riza u nderua me titullin ‘Qytetar Nderi’ i Gjirokastrës dhe i Beratit.
Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe Komisioni i Përhershëm i Trashëgimisë Kulturore i shprehin familjes, miqve, komunitetit akademik dhe bashkëpunëtorëve ndër vite të akademik Emin Rizës ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe njerëzore dhe shkencore”, shkruhet në njoftimin e kryesisë.
Nëpërmjet një telegrami ngushëllimi, kryetarja e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka shkruar se akademik Emin Riza, në gjithë shekullin e tij të punës, ka vepruar në fushën e restaurimit, të mbrojtjes e rivitalizimit të arkitekturës tradicionale në të gjitha hapësirat shqiptare, duke u bërë kështu një nga emrat më të shquar të kësaj fushe studimesh.
“Angazhime të veçanta ka shfaqur në punën e grupit që bëri gati dosjen e UNESCO-s për Gjirokastrën dhe Beratin. Ka bërë emër ndërkombëtarisht të njohur në fushën e studimit dhe restaurimit të monumenteve në hapësirat shqiptare dhe, në përgjithësi, për çka veproi gjatë si ekspert i njohur i UNESCO-s”, shkruhet në telegram.
Aty përmendet se në Kosovë, Riza ka lënë dy vepra me vlerë të madhe shkencore, monografinë “Banesa qytetare kosovare e shek. XVIII-XIX” (ASHAK, 2006), bashkë me Njazi Halitin, dhe “Arkitektura popullore e Gjakovës” (ASHAK, 2017).
Edhe Kulturë 11 o. më parë Louvre hap Galerinë Apollo për herë të parë pas vjedhjes, largohen stolitë e çmuara “Monografitë e tij të shumta për arkitekturën e qyteteve shqiptare janë punuar me metodologji e mbështetje në kritere e procedura rigoroze shkencore.
Monumentet, arkitekturën e qyteteve dhe arkitekturën popullore Emin Riza i vështronte në një kontekst më të gjerë funksional, në raport me rrethanat shoqërore të kohës kur janë krijuar”, shkruhet në telegram.
Kurse Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës në Tiranë, nëpërmjet një përkujtimi të profesorit Riza, ka veçuar se ndihmesa e tij për disiplinën e restaurimit dhe historinë e arkitekturës shqiptare përbën një bazë thelbësore edhe për edukimin e brezave të rinj të arkitektëve e restauratorëve.
“Përkushtimi, rreptësia shkencore dhe dashuria e tij për gurët, strukturat dhe memorien hapësinore të shqiptarëve do të mbeten shembull frymëzimi për të gjithë komunitetin e arkitektëve, studiuesve dhe pedagogëve tanë”, shkruhet në përkujtimin që i ka bërë ky institucion Rizës.
Riza, i biri i gjuhëtarit me nam e akademikut nga Kosova, Selman Riza, për kolegët akademikë ngelet një prej intelektualëve të rrallë. Edhe Kulturë 12 o. më parë Arkeologët në Turqi zbulojnë pishinën antike me standarde olimpike “Emin Riza ka qenë studiues i trashëgimisë kulturore shqiptare. Ka kontribut të madh për përshkrimin e shtëpive tradicionale qytetare.
Ka qenë i biri i njërit ndër gjuhëtarët dhe, përgjithësisht, intelektualët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohëve, Selman Rizës”, ka thënë akademik Bardh Rugova. Nëpërmjet rrjeteve sociale, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Riza qe një nga akademikët më të shquar në fushat e studimit të arkitekturës tradicionale dhe trashëgimisë kulturore.
“Për shumë breza studentësh, studiuesish dhe profesionistësh të fushave të trashëgimisë kulturore, Emin Riza ishte profesor dhe mentor, udhërrëfyes dhe burim i pashtershëm i dijes së thellë, integritetit profesional, përkushtimit total dhe punës së palodhshme e konsistente.
Akademik Emin Riza do të kujtohet bashkë me veprën e tij të shkruar dhe me vetë trashëgiminë e punës së tij brenda institucioneve publike në Shqipëri dhe në Kosovë”, ka shkruar Kurti. Sipas njoftimit të ASHSH-së, varrimi i akademik Rizës është bërë të martën në varrezat e Tufinës.
