Tronditet bota e bukurisë, finalistja e Miss Universe gjendet e

0%

Një lajm i rëndë ka tronditur komunitetin e konkurseve të bukurisë, pasi finalistja e Miss Universe Tegucigalpa, Wallis Fuentes Aquino, është gjetur e vdekur në banesën e saj në kryeqytetin e Hondurasit. 23-vjeçarja u gjet nga familjarët e saj, të cilët kishin humbur kontaktin me të për disa ditë.

Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të vdekjes dhe nuk kanë përjashtuar asnjë pistë, përfshirë edhe mundësinë e një akti kriminal. Krahas hetimit për një vdekje të dyshimtë, po shqyrtohet edhe mundësia që vdekja të ketë ardhur për shkaqe natyrore apo patologjike.

Organizata e Miss Universe Tegucigalpa ka konfirmuar lajmin përmes një reagimi në rrjetet sociale, duke shprehur dhimbje për humbjen e të resë dhe duke i shprehur ngushëllime familjes dhe miqve të saj.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Wallis Fuentes Aquino kishte arritur të renditej në vendin e dytë në konkursin Miss Universe Honduras 2026, ndërsa ishte vlerësuar nga organizatorët si një person me pozitivitet dhe mbështetje të veçantë ndaj konkurrenteve të tjera. Hetimet për rastin vazhdojnë, ndërsa autoritetet pritet të japin më shumë detaje pas përfundimit të ekzaminimeve. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com