Stuhia shkatërron çatinë e pallatit 12-katësh në Sarandë, katër

0%

Stuhia e fuqishme që goditi Sarandën ka shkaktuar dëme të mëdha në një pallat 12-katësh, ku çatia e katit të fundit është dëmtuar rëndë nga erërat e forta. Si pasojë e shembjes së një pjese të çatisë, katër familje që jetojnë në katin e 12-të kanë mbetur pa mbulesë dhe përballen me vështirësi pas dëmtimeve të shkaktuara në banesat e tyre.

Pas raportimit të rastit, ekipet e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë e Sarandës kanë dalë në terren për të vlerësuar situatën. Nga verifikimet është konstatuar se një pjesë e madhe e çatisë është shkatërruar plotësisht, ndërsa pjesa tjetër ka pësuar dëmtime serioze.

Sipas autoriteteve lokale, pallati është një ndërtim i hershëm dhe nuk është i pajisur me certifikatë pronësie, ndërsa banorët kanë dokumente të lidhura me kontratat e porosisë me ndërtuesin. Bashkia e Sarandës pritet të shqyrtojë hapat që do të ndërmerren për zgjidhjen e situatës dhe për t’u ardhur në ndihmë familjeve të prekura nga stuhia. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com