Vazhdon gjykimi për vrasjen e rreshterit Muhamet Lika, gjashtë të

0%

Në Gjykatën Themelore në Ferizaj do të mbahet seanca e radhës gjyqësore në rastin e vrasjes së rreshterit të Policisë së Kosovës, Muhamet Lika. Seanca është caktuar të mbahet nesër nga ora , ku pritet të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj gjashtë të pandehurve të akuzuar për përfshirje në vrasjen e zyrtarit policor.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, më 9 janar të këtij viti ka ngritur aktakuzë ndaj gjashtë personave me inicialet H.B, R.M, V.Ç, E.L, SH.K dhe D.G.

Sipas aktakuzës, të pandehurit dyshohen se në bashkëkryerje, më rreth orës në Kaçanik, kanë privuar nga jeta rreshterin Muhamet Lika me armë zjarri, duke vepruar sipas Prokurorisë me përgatitje paraprake dhe me përfshirjen edhe të një personi të mitur.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Prokuroria ka kërkuar që pas shqyrtimit të të gjitha provave, të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit, ndërsa ka kërkuar vazhdimin e paraburgimit deri në përfundim të procedurës gjyqësore. Rasti vazhdon të jetë në shqyrtim nga organet e drejtësisë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com