Mario Mitaj afër kalimit te skuadra e Serie A

0%

Mbrojtësi shqiptar Mario Mitaj është pranë kalimit në Serie A, pasi Genoa ka hyrë në negociata të avancuara me Al-Ittihadin për transferimin e tij. Sipas mediumit saudit “Al-Riyadiyah”, dy klubet po diskutojnë një marrëveshje huazimi me opsion blerjeje, ndërsa bisedimet po vazhdojnë me synimin që transferimi të finalizohet në të ardhmen e afërt.

Raporti shton se Al-Ittihadi është i gatshëm ta lejojë largimin e Mitajt, teksa po punon për të përforcuar repartin e mesfushës. Në listën e objektivave të klubit saudit është përfshirë edhe Raphael Onyedka, mesfushori nigerian i Club Brugge. Futbollisti 25-vjeçar mund të luajë si mesfushor, por edhe si qendërmbrojtës, gjë që e bën një alternativë tërheqëse për drejtuesit e Al-Ittihadit.

Drejtuesit e Al-Ittihadit po vazhdojnë të analizojnë të gjitha opsionet përpara se të marrin vendimin përfundimtar mbi përforcimin e mesfushës, ndërsa largimi i Mitajt drejt Genoas duket se po afrohet gjithnjë e më shumë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Mitaj gjithnjë është vlerësuar lartë nga klubet italiane, ku në të kaluarën edhe AC Milani kishte tentuar ta transferonte, por atëherë Al-Ittihad nuk konsideronte shitjen e yllit shqiptar./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi