Një aksident i rëndë ndodhi këtë pasdite në autostradën Tiranë-Elbasan, në afërsi të qendrës tregtare TEG. Një betoniere ka rënë nga lartësia pasi është përplasur me “Audin”. Nga aksidenti i rëndë kanë humbur jetën të dy personat që ndodheshin në betoniere, ndërsa ka mbetur i lënduar drejtuesi i “Audit”, i cili ndodhet në spital dhe sipas informacioneve paraprake është në gjendje stabile.
Raportohet se viktimat që ndodheshin në betoniere janë shtetas të huaj, të cilët kishin ardhur në vendin tonë me një kontratë pune. Policia sqaron se pas përplasjes betonierja ka çarë barrierat metalike mbrojtëse të rrethrrotullimit dhe ka rënë në nivelin e poshtëm të aksit rrugor TEG–Elbasan, në drejtim të Elbasanit.
