Egnatia mban gjallë shpresat e kualifikimit mes spektaklit të 6 golave

0%

Egnatia dhe Celje kanë barazuar në ndeshjen e parë të turit të dytë kualifikues të Conference League. Sfida e zhvilluar në stadiumin e Rrogozhinës, përfundoi 3:3 mes spektaklit. Golin e parë e shënuan kampionët e Superiores, ku goditja e Eneo Bitrit u devijua nga Daniel dhe shkoi në rrjetë, në minutën e 7-të. Ndërsa në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, sllovenët barazuan me Kvesic.

Me nisjen e pjesës së dytë, Celje përmbysi gjithçka me Kucys, në minutën e 54-t. Vetëm 4 minuta më vonë, Fernando i Egnatias shënoi një eurogol, duke gjetur golin e katërt në këtë duel. Në minutën e 66-të ishte përsëri Kvesic që kaloi në avantazh Celjen për 2-3. Ndërsa në 78-tën, Diabate lëshoi një goditje “kirurgjikale” e duke vulosur rezultatin përfundimtar të kësaj ndeshje.

Gjithçka është e hapur për kualifikimin. Ndeshja e kthimit mes Celjes dhe Egnatias do të zhvillohet më 28 korrik në Slloveni, duke nisur prej orës . Egnatia 3 – 3 Celje (Daniel *ag* 7′, Fernando 58′, Diabate 78′ / Kvesic 45+1′, 66′, Kucys 54′).

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot