Shpërndaje në: Avokati Hasan Shala ka thënë se kthimi në punë i gjyqtarëve serbë, të cilët patën dhënë dorëheqje më 2022, do të ishte precedent i dëmshëm për sistemin e drejtësisë. Ai ka theksuar se si këta, ashtu edhe prokurorët e stafi tjetër që patën bërë të njëjtin veprim, duhet të marrin përgjegjësi.
“Do të ishte precedent jashtëzakonisht i dëmshëm për sistemin e drejtësisë sikur të miratohet kërkesa dhe ata të kthehen në punë. Ligji nuk përmend komunitetin serb, shqiptar apo të tjera. Çka të bëhet me gjyqtarë e prokurorë që janë në Prishtinë, Graçanicë, Shtërpcë që kanë punuar tërë kohën.
Këta kanë qenë të dirigjuar dhe të manipuluar nga pushteti serb duke u koordinuar me ta kanë dhënë dorëheqje politike prandaj duhet të marrin përgjegjësi”, ka thënë ai në Konfront. Shala ka shtuar se dorëheqjet e akterëve serbë të dorëhequr është dashur të shqyrtohen shumë më herët nga Këshilli Gjyqësor dhe ai Prokurorial.
“Është fakt që Këshilli Prokurorial dhe Këshilli Gjyqësor e kanë neglizhuar rastin dhe kërkesat për dorëheqje, është dashur të shqyrtohen kohë më përpara por e kanë neglizhuar. Sipas bindjes time kanë pasur edhe presion politik që të mos i shqyrtojnë ato kërkesa”, u shpreh Shala.
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) do të mblidhet të premten dhe në rend të ditës do të ketë një kërkesë të ushtrueses së detyrës së presidentes Albulena Haxhiu si dhe atë të gjyqtarëve dhe stafit mbështetës serb për tërheqje të dorëheqjeve të ofruara më 2022, ka raportuar “Betimi për Drejtësi” të mërkurën.
Një muaj më parë, Haxhiu i ka shkruar KGJK-së, duke kërkuar që t’u jepet epilog dorëheqjeve të gjyqtarëve serbë në veri.
Edhe Arbëri 14 min. më parë Dëme milionëshe nga stuhia në Suharekë, më të dëmtuarat serat e stallat Ditë më parë, Këshilli Prokurorial i Kosovës refuzoi kërkesat për tërheqje të dorëheqjeve të prokurorëve serbë, e një ditë më vonë, Haxhiu miratoi dorëheqjet e tyre nga sistemi.
Prokurorë, gjyqtarë, policë e kryetarë të komunave në veri patën dhënë dorëheqje në fund të vitit 2022, si shenjë revolte ndaj zhvillimeve në këtë pjesë të Kosovës.
