Keqpërdorim i pozitës zyrtare, marrje e ryshfetit, falsifikimi i

0%

Për aksionin e sotëm () të Policisë së Kosovës dhe Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë versionin e saj edhe Policia. Në këtë aksion u arrestuan dy zyrtaret G.J. dhe F.Sh., të Ministrisë së Punëve të Brendshme, dhe i dyshuari D.K., shtetas i huaj. Ata janë në mbajtje për 48 orë.

Sipas Policisë, aksioni u zhvillua në zyrat e Drejtorisë për Shtetësi, Azil dhe Migrim (DSHAM) nën dyshimin për përfshirje në veprimtari penale nga zyrtarë të kësaj Drejtorie. Zyrtaret dyshohet se në bashkëkryerje kanë lëshuar leje qëndrimi për shtetas të huaj, duke u mundësuar atyre pajisjen me dokumentacionin përkatës, duke përfituar dobi pasurore në mënyrë të kundërligjshme.

“Policia ka sekuestruar prova dhe dëshmi relevante që lidhen me rastin… Po ashtu në cilësi të të dyshuarës është intervistuar edhe E.Q… Ndaj të dyshuarave është iniciuar rasti karshi veprave penale: ‘keqpërdorimi pozitës apo autoritetit zyrtar’, ‘marrja e ryshfetit’, ‘falsifikimi i dokumentit zyrtar’ dhe ‘dhënia e ryshfetit’.” – Policia.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Policia thotë se ndaj E.Q. rasti do të zhvillohet në procedurë të rregullt. Prokurori i Shtetit pritet që brenda afatit ligjor të shqyrtojë mundësinë për paraqitjen e kërkesës për caktimin e ndonjerës prej masave të sigurisë ndaj të dyshuarve, në përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë thekson se në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera kompetente mbetet e përkushtuar në luftimin e korrupsionit dhe krimit ekonomik, garantimin e sundimit të ligjit dhe mbrotjen e interesit publik.

Xhelal Sveçla, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, e ka mirëpritur këtë aksion të Policisë dhe AKI-së, duke njoftuar se për të arrestuarit ekziston dyshimi se në kuadër të ushtrimit të funksioneve të tyre zyrtare e ndërmjetësuese dhe me qëllim të përfitimit financiar, kanë kryer shërbime ndaj palëve duke anashkaluar procedurat ligjore.

“Ne mbetemi të përkushtuar ndaj parimeve të integritetit, ligjshmërisë dhe llogaridhënies së çdo zyrtari publik. Çdo dyshim për keqpërdorim të detyrës zyrtare, korrupsion apo cenim të besimit të qytetarëve do të trajtohet me seriozitet të plotë dhe në bashkëpunim të ngushtë me institucionet përgjegjëse të sigurisë dhe drejtësisë.” – ka shkruar Sveçla në Facebook.

Burimi: Kallxo