Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar se gjatë periudhës janar–qershor 2026 ka trajtuar për herë të parë kontributet pensionale të mbetura pezull për 216 subjekte, duke mundësuar kreditimin e llogarive të punëtorëve me mbi 5.4 milionë euro.
Sipas ATK-së, ky veprim përbën një hap të rëndësishëm në mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve dhe garantimin e përmbushjes së obligimeve pensionale. Institucioni thekson se përmes këtij procesi është siguruar që kontributet e papaguara më parë të regjistrohen në llogaritë përkatëse të punëtorëve, duke forcuar transparencën dhe besueshmërinë në sistemin pensional.
“ATK mbetet e përkushtuar që çdo kontribut të shkojë aty ku i takon”, thuhet në njoftimin e institucionit.
