U futën për kontroll tatimor, u mbajtën “peng” brenda resortit në

0%

Pesë persona janë vënë në pranga në Kavajë pasi dyshohet se penguan dhe mbajtën të mbyllur për një kohë të konsiderueshme punonjësit e Task Forcës së Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve gjatë një kontrolli në një resort në Golem.

Policia e Kavajës, pas kallëzimit të bërë nga punonjësit e Task Forcës, arrestoi në flagrancë administratorin e resortit dhe katër punonjës të tjerë, të dyshuar për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Të arrestuarit janë: Saimir Ndreca, 34 vjeç, administrator i resortit; Zaho Jaçaj, 56 vjeç, shef finance në resort; Artan Kasa, 56 vjeç, shef i sigurisë së resortit; Hamid Sula, 64 vjeç, punonjës i sigurisë së resortit; Bujar Agolli, 57 vjeç, punonjës i sigurisë së resortit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas hetimeve paraprake, pesë personat dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më , kanë penguar punonjësit e Task Forcës së Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe i kanë mbajtur të mbyllur brenda ambienteve të resortit në Golem, ndërsa ata po kryenin detyrën. Policia vijon veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore. Prokurori, e cila do të vijojë veprimet e mëtejshme për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Burimi: Bota Sot