Milani po tenton nënshkrimin e një lojtari të lirë

0%

Nën drejtimin e trajnerit Rúben Amorim, i cili synon të rikthejë Milanin në majat e futbollit italian, projekti i skuadrës për sezonin 2026/27 ka nisur me ritëm të lartë. “Rossonerët” kanë realizuar tashmë disa transferime të rëndësishme, duke afruar Mario Gilan dhe Gonçalo Ramosin për të forcuar skuadrën në prag të sezonit të ri.

Po ashtu, drejtuesit e klubit kanë arritur ta bindin Luka Modrićin që ta vazhdojë aventurën e tij në “San Siro”, duke siguruar vazhdimësinë e mesfushorit veteran. Megjithatë, te Milani janë të vetëdijshëm se merkatoja ende nuk ka përfunduar dhe se skuadra ka nevojë për përforcime të tjera.

Sipas raportimit të “CalcioMercato.com”, klubi italian ka identifikuar zëvendësuesin ideal për Pervis Estupiñán. Bëhet fjalë për mbrojtësin portugez Raphaël Guerreiro, i cili është lojtar i lirë pasi nuk rinovoi kontratën me Bayern Munichun. 32-vjeçari konsiderohet një mundësi shumë e favorshme në merkato, pasi mund të transferohet pa asnjë dëmshpërblim dhe do t’i shtonte konkurrencën krahut të majtë të mbrojtjes së Milanit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Raporti shton se Rúben Amorim dëshiron ta bindë bashkëkombësin e tij që t’i bashkohet projektit të ri të Milanit në Serie A. Mbetet të shihet nëse Guerreiro do ta pranojë ofertën e “Rossonerëve” dhe do të zgjedhë rikthimin në futbollin italian.

Burimi: Bota Sot