Shpërndaje në: Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Pejë, mbrëmjen e së premtes, kanë bërë të ditur autoritetet. Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më , rreth orës . Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, si dhe ekipi mjekësor. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), ku do t’i nënshtrohet obduksionit për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Policia ka iniciuar rastin si “Hetim i vdekjes” dhe po vazhdon hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
