Një person ka pësuar lëndime trupore pasi është sulmuar me thikë nga një person tjetër në Mitrovicë. Rasti raportohet se ka ndodhur në orët e para të së shtunës, më . Policia bënë të ditur se viktima fillimisht është trajtuar në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, ndërsa më pas është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim të mëtejshëm mjekësor.
Policia bëri të ditur se gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes është sekuestruar një thikë, e cila dyshohet se është përdorur në kryerjen e veprës penale. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kompetent, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë. “Hetimet e mëtejme lidhur me rastin janë duke u zhvilluar nga Sektori Rajonal i Hetimeve”- njofton Policia.
Policia rastin e ka cilësuar si “vrasje në tentativë”.
