Ekskluzive | Ky është i dyshuari për therjen pranë “X-Bar” në Shtime

0%

Një 38-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një sulmi me thikë në orët e para të mëngjesit në Shtime, ndërsa Policia ka identifikuar personin që dyshohet se e kreu sulmin dhe është vënë në kërkim të tij, raporton Sinjali. Sinjali mëson ekskluzivisht se i dyshuari është Kushtrim Ferati , ndërsa viktimë e rastit Rinor Hysaj rreth 38-vjeçar.

Sipas burimeve të Sinjalit , ngjarja ka ndodhur më 19 korrik, rreth orës , në rrugën “2 Korriku”, pranë lokalit “X-Bar” në Shtime. Burimet thonë se Policia është njoftuar rreth orës se një person po kërkonte ndihmë pasi ishte therur me mjet të mprehtë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë patrullat policore dhe ekipi i Emergjencës.

Kur kanë mbërritur në lokacion, zyrtarët policorë kanë gjetur Rinor Hysajn me plagë të shkaktuara nga mjet i mprehtë në bark, qafë dhe duar. 38-vjeçari fillimisht ka marrë trajtim në QKMF Shtime, ndërsa për shkak të natyrës së lëndimeve është dërguar me urgjencë në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Ferizaj.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit policorë, të cilët kanë kryer ekzaminimin dhe kanë nisur grumbullimin e provave. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa Kushtrim Ferati dyshohet se është autori i sulmit dhe aktualisht ndodhet në arrati.

Policia po vazhdon kërkimet për arrestimin e tij dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Ekskluzive | E gjetën të therur pranë “X-Bar” në Shtime, 38-vjeçari dërgohet me urgjencë në spital – i dyshuari në arrati Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com