Kuvendi mblidhet sot, opozita në bojkot

0%

Mbahet sot seanca e radhës plenare në Kuvend. Në Rendin e Ditës parashikohet një interpelancë me ministrin e Financave Petrit Malaj, kërkuar nga deputetja Jorida Tabaku. Gjithashtu parashikohet shqyrtimi i një sërë projektligjesh dhe vlerësimi i punës së një sërë institucionesh gjatë viti 2025.

Ndërkohë, ashtu siç është paralajmëruar, opozita pritet të bojkotojë sërish seancën plenare, ashtu siç ndodhi edhe me seancën e së hënës. Rendi i Ditës: 1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës . 2. Njoftime. 3. Interpelancë me Ministrin e Financave, z. Petrit Malaj, kërkuar nga deputetja Jorida Tabaku. 4. Projektligji “Për dëftesat tregtare mbi produktet bujqësore”. 5.

Projektligji “Për censin e bujqësisë”. 6. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 27/2016, “Për menaxhimin e kimikateve”, të ndryshuar” 7. Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 103/2016, “Për akuakulturën””. 8. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9244, datë , “Për mbrojtjen e tokës bujqësore”, të ndryshuar”. 9.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunim teknik 2025”. 10.

Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për hekurudhat shqiptare – rehabilitimi i hekurudhës TiranëDurrës dhe ndërtimi i lidhjes hekurudhore me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës: zgjerimi i projektit”. 11.

Projektligji “Për ratifikimin e Konventës për Byronë e Konferencës Evropiane të Aviacionit Civil, bërë në Bernë, më ″. 12. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9616, datë , “Për librin në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”. 13. Projektvendim “Për emërimin e një anëtari të Këshillit të Statistikave”. 14.

Miratimi i projektrezolutës “Për vlerësimin e veprimtarisë së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2025″. 15. Miratimi i projektrezolutës “Për vlerësimin e veprimtarisë së Inspektorit të Përgjithshëm të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave për vitin 2025”. 16.

Miratimi i projektrezolutës “Për vlerësimin e veprimtarisë së Bankës së Shqipërisë për vitin 2025”. 17. Miratimi i projektrezolutës “Për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për vitin 2025″. 18. Miratimi i projektrezolutës “Për vlerësimin e veprimtarisë së Institutit të Statistikave për vitin 2025”. 19.

Miratimi i projektrezolutës “Për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2025”. 20. Miratimi i projektrezolutës “Për vlerësimin e veprimtarisë së Radiotelevizionit Shqiptar për vitin 2025”. 21. Miratimi i projektrezolutës “Për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të Mediave Audiovizive për vitin 2025”. 22.

Miratimi i projektrezolutës “Për vlerësimin e veprimtarisë së Entit Rregullator të Energjisë për vitin 2025”. 23. Miratimi i projektrezolutës “Për vlerësimin e veprimtarisë së Entit Rregullator të Ujit për vitin 2025”. 24. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

Burimi: Bota Sot