Tifozët e Teutës “ndezin” stadiumin mes territ! Ende pa u mbushur 5 minuta lojë, në stadiumin “Niko Dovana”, aty ku po luhet sfida mes Teutës dhe Tiranës, e vlefshme për javën e dytë të “Abissnet Superiore”, janë fikur dritat.
Janë dashur disa minuta që “terri” të pushtonte stadiumin në Durrës, ndërsa tifozët e pranishëm kanë dhuruar spektakël me atmosferën e tyre, disa duke ndriçuar ambientin përmes aparatëve celularë. Sakaq, edhe ultrasit e durrsakëve, “Djemtë e Detit” kanë zgjedhur të ndezin stadiumin me anë të flakadanëve për t’i dhënë shkëlqim stadiumit, derisa dritat janë ndezur sërish.
