Kushtet atmosferike gjatë ditëve në vijim pritet të jenë kryesisht të përshtatshme për kulturat bujqësore, por reshjet lokale mund të sjellin edhe rrezik për zhvillimin e sëmundjeve. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se nga 31 gushti deri më 4 shtator, temperaturat e larta gjatë ditës do të ndikojnë pozitivisht në procesin e pjekjes së kulturave bujqësore.
Megjithatë, për shkak të motit kryesisht të thatë, mund të rritet humbja e lagështisë nga toka dhe nevoja për ujitje. IHMK ka paralajmëruar se gjatë së martës dhe së mërkurës mund të ketë reshje lokale, të shoqëruara me bubullima.
Këto reshje mund të përmirësojnë përkohësisht gjendjen e lagështisë në tokë, por në disa zona mund të krijojnë kushte të favorshme për shfaqjen dhe zhvillimin e sëmundjeve te kulturat. “Gjatë periudhës 31 gusht – , kushtet agrometeorologjike do të jenë përgjithësisht të favorshme për kulturat bujqësore.
Temperaturat e larta gjatë ditës do të favorizojnë pjekjen e kulturave, ndërsa moti kryesisht i thatë mund të rrisë humbjen e lagështisë nga toka dhe nevojën për ujitje”, thuhet në njoftimin e IHMK-së. Instituti ka theksuar se reshjet e mundshme mund të kenë efekt pozitiv për tokën, por njëkohësisht kërkohet kujdes për shkak të mundësisë së zhvillimit të sëmundjeve në kultura të caktuara.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
