Aksident i rëndë te kryqëzimi i pushimi të shoferit në autostradën Lushnje Fier. Dy mjete janë përplasur dhe për pasojë drejtuesi i njërës prej tyre është transportuar me urgjencë nga ambulanca në spitalin e Lushnjes dhe po kujdesen bluzat e bardha për të.
Policia e qarkullimit rrugor ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po disiplinon trafikun e rënduar me disa kilometra radhë në korsinë drejt Fierit. Sipas të dhënave të para, drejtuesi i mjetit tip Volksvagen ka hyrë në kryqëzim nga rruga dytësore e aksit pushimi i shoferit Divjakë dhe mjeti tip minifurgon që udhëtonte drejt Fierit nuk ka mundur të shmangë përplasjen.
Drejtuesi i mjetit Volksvagen ndodhet në spital dhe sipas bluzave të bardha është jashtë rrezikut për jetën. Kryqëzimi i pushimit të shoferit mbetet çdo ditë një nyje e zezë derisa arrsh të vendosë të investojë përbikalimet e autostradës Lushnje Fier të cilat janë të papërfunduara që prej hapjes së autostradës.
