“Anglia është pushtuese dhe uzurpuese”

0%

Shpërndaje në: Anglia është përshkruar si “pushtuese” dhe “pirate uzurpuese” nga zëvendëspresidentja e Argjentinës, para ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Botës. Argjentina dhe Britania e Madhe kanë edhe telashe politike prej vitit 1982 për Ishujt Falkland. “Luajmë ndaj pirates uzurpuese. Kjo nuk është vetëm një ndeshje tjetër.

Nuk do të bëhem e drejtë politikisht apo me zemër të ftohtë, kundër Anglisë është gjithmonë diçka më shumë. Është Malvinas, është Diego, është e fundit e Leos dhe do t’u vë frena pushtuesve. Përpara Argjentina! Sepse deri në frymën e fundit ne do ta marrim atë që na takon!”, ka shkruar zëvendëspresidentja e Argjentinës, Victoria Villarruel, në platformën X.

Las Malvinas është emrin për Ishujt Falkland, sipas argjentinasve. Ky territor vazhdon t’i takojë Mbretërisë së Bashkuar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha