Selektori i Argjentinës: Nuk mund ta përshkruaj atë që po ndiej

0%

Argjentina u kualifikua për herë të dytë radhazi në finalen e Kupës së Botës, pasi në një gjysmëfinale dramatike në Atlanta përmbysi Anglinë me rezultat 2:1. Skuadra e Lionel Scalonit siguroi kështu përballjen e së dielës për titullin e kampionit të botës kundër Spanjës. “Jam jashtëzakonisht i lumtur për këtë.

Fanella e Argjentinës e meriton që për të të derdhet edhe pika e fundit e djersës. Nuk mund ta përshkruaj atë që po ndiej në këtë moment, veçanërisht për shkak të njerëzve që kanë mundësinë ta festojnë një arritje kaq të madhe”, tha Scaloni. “Ende nuk jemi plotësisht të vetëdijshëm se çfarë kemi arritur.

Tani do të përpiqemi ta fitojmë titullin edhe për herë të dytë radhazi”, u shpreh ai, duke bërë të qartë se kampioni në fuqi i botës nuk ka ndërmend të ndalet në finale. Argjentina do të ketë mundësinë të mbrojë titullin e kampionit të botës të dielën, duke filluar nga ora , në stadiumin ‘MetLife’, ku do të përballet me Spanjën në finalen e madhe.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot