Pranoi se është homoseksual, tani i jep fund martesës 14-vjeçare me

0%

Vokalisti i Beartooth, Caleb Shomo, dhe gruaja e tij Fleur Shomo po divorcohen zyrtarisht pas 14 vjetësh martesë. Çifti paraqiti kërkesë për divorc në Gjykatën e Lartë të Los Angeles në fillim të kësaj jave dhe nuk kanë fëmijë, raporton Page Six.

Caleb Shomo, i cili u martua me Fleur në prill të vitit 2012, njoftoi në Instagram në fund të majit se është homoseksual dhe krenar për identitetin e tij. Në një postim emocional, ai përshkroi se sa kohë i duhej për ta pranuar veten. Fleur pranoi pas njoftimit të tij se lajmi e zuri në befasi dhe e lëndoi, por në të njëjtën kohë i dha mbështetje publike.

Ajo tha se e donte dhe u kërkoi fansave t’i tregonin mirëkuptim dhe mbështetje. Shumë fansa vlerësuan sinqeritetin dhe guximin e Shomit. “Dëgjoj dashuri dhe mbështetje. Postimi i tij është i fuqishëm” , shkroi një përdorues në rrjetet sociale X. Të tjerë theksuan sa e vështirë është të pranosh identitetin tënd pas vitesh fshehjeje.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Nuk është kurrë vonë të thuash se je gej”, tha një ndjekës, duke shtuar se qëndrimi i gruas së tij është i denjë për respekt. Megjithatë, një pjesë e publikut e kritikoi këngëtaren, duke besuar se Fleur u lëndua pas 14 vjetësh martesë.

Disa e akuzuan se “i kishte marrë vite të tëra nga jeta”, ndërsa të tjerë e mbrojtën, duke theksuar se një person që e kupton orientimin e tij seksual më vonë në jetë nuk do të thotë automatikisht se ka lënduar qëllimisht dikë.

Burimi: Bota Sot