Lojtarët argjentinas bëjnë veprimin që nuk i lejohet askujt tjetër

0%

FIFA e ka bërë të qartë që nuk lejon asnjë lloj parulle politike në aktivitetet e saj dhe kushdo që do të tentojë diçka të tillë, do të përballet me sanksione të rënda. Por kjo nuk vlen për Argjentinën e cila pavarësisht paralajmërimeve ka festuar me parullë krejtësisht politike suksesin ndaj Anglisë.

Rivaliteti mes këtyre dy shteteve në fushën e lojës shtrihet edhe jashtë tij, për shkak të përplasjes ushtarake të viteve ’80 rreth Ishujve Falkland, ose Malvinas, siç i njohin argjentinasit. Arqipelagu është edhe temë e këngëve të tifozëve që futbollistët argjentinas nuk ngurrojnë t’i përsëritin pavarësisht ankesave të vazhdueshme kundër tyre.

Sot, pas ndeshjes ndaj Anglisë. lojtarët e Argjentinës shkuan edhe më tej. Ata morën nga tribuna një parullë ku shkruhej ”Malvinat janë argjentinase” dhe e hapën me krenari poshtë tribunës së tifozëve ku po festonin duke sfiduar hapur FIFA-n e cila vështirë se do të ndërmarrë masa ndaj tyre.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot