Kusari: Ata që po e kërkojnë shkarkimin e Abdixhikut, po përpiqen ta

0%

Shpërndaje në: Ministrja në detyrë e Tregtisë, Mimoza Kusari, ka thënë se zhvillimet e brendshme në Lidhjen Demokratike të Kosovës e komplikojnë rrjedhën e diskutimeve për finalizimin e marrëveshjes për formimin e institucioneve.

Në një intervistë të xhiruar gjatë ditës për emisionin “Konfront”, Kusari ka theksuar se grupi brenda LDK-së që po kërkon shkarkimin e kryetarit Lumir Abdixhiku, po përpiqet ta pengojë finalizimin e marrëveshjes mes dy subjekteve, LVV-LDK.

“Ashtu e thotë logjika (se zhvillimet e brendshme në LDK çojnë më larg prej një marrëveshje për presidentin), nuk është që kam informata se cili është orientimi i grupimit tjetër që e duan tërheqjen e Abdixhikut.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Por duket se kjo e shtynë, e komplikon situatën në diskutim sepse në shumicën e rasteve përfaqësues të LDK-së që kanë kërkuar dorëheqjen kanë qenë ata që kanë kundërshtuar bashkëpunimin me VV-në. Këto dyja po shihen si të ndërlidhura përkundër që argumentimi është rezultati i zgjedhjeve.

Shihet qartë se përpjekja është për të mos u lënë për tu arritur një finalizim i një marrëveshje të përbashkët mes dy subjekteve”, ka thënë Kusari. KOHA gjatë ditës ka raportuar se të premten LVV-ja dhe LDK-ja kishin arritur marrëveshje në parim për të bashkëqeverisur.

Pas publikimit të këtij lajmi, Abdixhiku në Facebook ka deklaruar se për shkak të nismës për shkarkimin e tij tërhiqet nga diskutimet me LVV-në për formimin e institucioneve.

Burimi: Koha