Anglia dhe Argjentina përballen në Atlanta në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, në një duel klasik që do të përcaktojë finalistin e dytë të turneut. Anglia ka hasur vështirësi gjatë këtij Botërori, por ka treguar karakter në fazën me eliminim direkt.
Në çerekfinale, skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel përmbysi Norvegjinë 2:1 pas kohës shtesë, duke siguruar gjysmëfinalen e katërt në një turne madhor që nga viti 2018. Nga ana tjetër, Argjentina, kampione në fuqi, ka fituar të gjashta ndeshjet në këtë Botëror dhe vjen pas suksesit 3-1 ndaj Zvicrës në çerekfinale.
Fituesi i këtij çifti do të përballet me Spanjën në finalen e madhe të Botërorit. Anglia – Argjentina Anglia: Pickford, James, Guehi, Kosa, Spence, Rice, Anderson, Bellingham, Rogers, Gordon dhe Kane. Argjentina: E. Martinez, Molina, Romero, L. Martinez, Tagliafico, Paredes, Simeone, Mac Allister, Fernandez, Alvarez dhe Messi.
