Tuchel mbron vendimet e tij

0%

Përzgjedhësi i Anglisë, Thomas Tuchel, ka mbrojtur vendimet e tij taktike pas humbjes 2:1 ndaj Argjentinës në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026. Trajneri gjerman u vu në qendër të kritikave pasi Anglia, ndonëse kaloi në epërsi 1:0, u tërhoq në mbrojtje pas disa zëvendësimeve dhe më pas pësoi përmbysje nga Argjentina,.

Duke folur pas ndeshjes, Tuchel u shpreh se është e lehtë të gjykohen vendimet e tij pasi rezultati nuk ishte në favor të Anglisë. “Kur nuk përfundon mirë, është e lehtë të thuhet se vendimet e mia ishin të gabuara”, d eklaroi Tuchel.

Pas eliminimit në gjysmëfinale, Anglia do të luajë ndaj Francës në ndeshjen për vendin e tretë, ndërsa Argjentina do të përballet me Spanjën në finalen e Kupës së Botës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot