Ngrihet aktakuzë ndaj deçanasit që tentoi t’i privojë nga jeta katër

0%

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit Ismet Zukaj, i cili ngarkohet për dy vepra penale: “Vrasje e rëndë” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, ngjarja ka ndodhur më , rreth orës , brenda një lokali në komunën e Deçanit, ku i pandehuri, dyshohet se i motivuar nga përkatësia kombëtare e të dëmtuarve, me përdorimin e një arme zjarri ka tentuar t’i privojë nga jeta katër persona.

“Sipas aktakuzës, më , rreth orës , brenda një lokali në komunën e Deçanit, i pandehuri, i motivuar nga përkatësia kombëtare e të dëmtuarve, dyshohet se me përdorimin e një arme zjarri ka tentuar t’i privojë nga jeta katër persona.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Si pasojë e të shtënave, tre të dëmtuar kanë pësuar plagë nga arma e zjarrit, prej të cilëve dy kanë marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa njëri lëndime të lehta trupore. Personi i katërt ka arritur t’i shmanget sulmit pa u lënduar”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Sipas raportimeve të mëhershme nga Sinjali, të plagosurit nga ky rast janë identifikuar si Daut Cacaj, Dejan Simiq dhe Radovan Millosheviq. Aktakuza, sipas njoftimit, gjithashtu e ngarkon të pandehurin se armën me të cilën dyshohet se është kryer vepra penale e kishte mbajtur pa autorizim ligjor, në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për Armët.

Pas arrestimit të tij, gjatë kontrollit dhe bastisjes janë sekuestruar arma e zjarrit dhe municioni. “Prokurori i Shtetit, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës kompetente që pas zhvillimit të shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, i pandehuri I.Z. të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprat penale që i vihen në barrë”, thuhet në njoftim.

Sinjali pati raportuar ekskluzivisht detajet nga rasti: Ekskluzive | Ky është i dyshuari për tentim vrasjen ne Deçan, tre persona të plagosur në një kafiteri Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për plagosjen e trefishtë në Deçan Një shqiptar dhe dy serbë mbesin të plagosur nga të shtënat me armë – çka ndodhi mbrëmë pas mesnate në Deçan? Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com