Arrestohet një person në Pejë për sulm fizik ndaj babait të tij

0%

Shpërndaje në: Një person në Pejë është arrestuar nën dyshimin se e ka sulmuar fizikisht babain e tij, mesditën e së martës. Viktima ka pranuar tretman mjekësor derisa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, thuhet në njoftimin 24-orësh të Policisë së Kosovës “Është arrestuar i dyshuari pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht prindin e tij.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë. Rasti është cilësuar si “Lëndim i lehtë trupor”.

Burimi: Koha