Adoleshentët më të rritur në Mbretërinë e Bashkuar do të përballen me ndalim të mediave në sociale gjatë natës, ka njoftuar qeveria – megjithëse do të mund të zgjedhin ndryshe nëse i pranojnë kushtëzimet e kërkuara në llogaritë e tyre, ka raportuar të mërkurën () BBC .
Kjo do të thotë që aplikacione të tilla si Instagram, TikTok dhe YouTube do të jenë të padisponueshme si parazgjedhje për 16 dhe 17-vjeçarët prej mesnatës deri në orën të mëngjesit.
Qeveria gjithashtu dëshiron që veçoritë e “varësisë”, si aktivizimi automatik dhe “scrolli” pa fund të çaktivizohen, duke thënë se – të kombinuara me kufizimin e qasjes – masat do të përmirësojnë përqendrimin, cilësinë e gjumit dhe jetën familjare të adoleshentëve.
Megjithatë, aktivistë si Ellen Roome, e cila beson se djali i saj 14-vjeçar, Jools Sweeney, vdiq në një sfidë online që i shkoi mbrapsht më 2022, nuk mendon se plani shkon aq larg sa duhet pasi adoleshentët mund ta çaktivizojnë cilësimin.
“Mendoj se nuk mjafton vetëm të kesh një produkt që mund ta fikësh, është pak si t’i ofrosh një 17-vjeçari një shishe alkooli dhe pastaj t’ia largosh pak nga duart, ata mund ta marrin përsëri, me të vërtetë do të doja që të ishin më të sertë dhe më të ashpër me këto gjëra”, ka thënë ajo për programin Today të BBC Radio 4.
Planet e reja vijnë pas njoftimit në qershor se personave nën 16 vjeç në Mbretërinë e Bashkuar do t’u ndalohen tërësisht nga një sërë platformash. Kjo i shtohet një miksi kompleks – dhe potencialisht konfuz – të politikave dhe masave nga qeveria dhe firmat e teknologjisë që synojnë t’i mbajnë të rinjtë të sigurt në internet.
Ato përfshijnë kontrolle prindërore opcionale mbi pajisjet e fëmijëve dhe versione vetëm për fëmijë në faqet e njohura si YouTube. Lorna Woods, profesoreshë e ligjit të internetit në Universitetin e Essex, i ka thënë BBC-së se mendon se masa është hartuar që të shqyrtohen shqetësimet nga prindërit dhe grupet e sigurisë së fëmijëve.
“Ka pasur shqetësime lidhur me mënyrën sesi shërbimet i mbajnë fëmijët dhe të rinjtë të angazhuar në telefonat e tyre për periudha të gjata dhe se kjo mund të ndikojë në gjumin e tyre, ndër efekte të tjera”, ka theksuar ajo. Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com
