​Qeveria mban mbledhje elektronike, merr disa vendime

0%

Qeveria në detyrë e Kosovës mbajti mbledhje elektronike. U miratua vendimi për emërimin e Ragmi Dalipit, drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit.

U miratua edhe vendimi përfundimtar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme ish-shoqërore, të menaxhuara dhe të administruara nga AKP-ja, të cilat janë të nevojshme për realizimin e projekteve të mëposhtme të Komunës së Gjakovës dhe administrimi i objektit të ish-“Bankos”-it për nevoja të administratës së Komunës së Gjakovës, Zona Gjakovë-Qytet, Në njoftimin e Qeverisë në detyrë mori vendim edhe për ndërtimin e fushës së futbollit dhe hapësirave rekreative për fshatin Trakaniq dhe fshatrat rreth zonës Trakaniq, Zona Kadastrale Trakaniq.

“U miratua edhe vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 11\08 të datës për emërimin e Komisionit për shqyrtimin dhe vendosjen e zyrtarizimit të gjendjes faktike dhe mospërputhjeve me Regjistrin e të Drejtave të Pronës së Paluajtshme, sipas të cilit Ervina Gashi, nga Zyra e Kryeministrit, zëvendësuese e anëtarit, zëvendësohet nga znj.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Besnike Mehmeti, nga Zyra e Kryeministrit, zëvendësuese e anëtarit”, thuhet në njoftimin e Qeverisë në detyrë.

Burimi: Bota Sot