Hoti pas dorëzimit të nënshkrimeve: Askush s’është mbi LDK-në dhe

0%

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka thënë se ‘forca e LDK-së është vullneti i anëtarësisë’ dhe jo ambicia e individëve. Ky reagim erdhi pasi në zyret e LDK-së u dorëzua lista e nënshkrimeve për thirrjen e një Kuvendi të jashtëzakonshëm me kërkesën për shkarkimin e kryetarit Lumir Abdixhiku.

“Askush nuk është mbi LDK-në dhe anëtarësinë e saj”- ka shkruar Hoti në Facebook. Hoti është një nga figurat e LDK-së që vazhdimisht ka kërkuar ndërrimin e kryesisë së partisë. Listën e nënshkrimeve e dorëzoi anëtari i Kryesisë, Armend Zemaj dhe Florian Dushi.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka deklaruar se kërkesa për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm, pas dorëzimit të nënshkrimeve nga disa anëtarë të partisë, do të trajtohet në përputhje me procedurat e brendshme dhe Statutin e LDK-së. “Çështjen e verifikimit sekretariati e kryen me kohë, i verifikon dhe ia dorëzon Kryesisë”- shtoi Haziri.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas Statutit të LDK-së , Kuvendi thirret edhe atëherë kur këtë e kërkon 1/3 (një e treta) e delegatëve që e përbëjnë Kuvendin. Kuvendi i thirrur sipas paragrafit paraprak mbahet në afatin prej 60 ditësh nga dita kur është shtruar kërkesa me shkrim.

Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ilir Ferati, një ditë më parë tha se në rast se do të ketë kërkesa brenda organeve të partisë, sipas tij, ato do të trajtohen sipas procedurave statutare. Disa degë të LDK-së, por edhe deputetë të zgjedhur kanë kërkuar dorëheqjen e të parit të partisë, Lumir Abdixhiku, pas rezultatit në zgjedhje.

Pas kërkesave për dorëheqje, Abdixhiku ka reaguar më në rrjete sociale. Me fjalinë “Si nuk u ngopët kurrë”, kishte nisur kundërpërgjigjen ndaj dy bashkëpartiakëve të tij (Gazmend Muhaxherit dhe Imri Ahmetit) që udhëheqin me degët e LDK-së në Pejë e Lipjan, e të cilët janë të parët që i kërkuan dorëheqjen. Ai kishte kërkuar që këto kërkesa të i ishin bërë në sy.

Madje, i pari i LDK-së ka thënë se ndonëse vet e ka trajtuar dorëheqjen më 31 janar, do të pranonte menjëherë dorëheqjet e Muhaxherit dhe Ahmetit si dorëheqje morale pas perfomancës së dobët të këtyre degëve në zgjedhjet qëndrore.

Pas kërkesave të degëve të LDK-së në Lipjan, Pejë dhe Degës së Dytë në Prishtinë për dorëheqjen e Abdixhikut, si pasojë e pakënaqësive me rezultatin zgjedhor, ka reaguar sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Ilir Ferati.

Sipas tij, kryetarët e lartcekur, në vend të një analize të ndershme mbi përgjegjësitë që i takojnë secilit nivel, po përpiqen ta zhvendosin të gjithë barrën e rezultatit vetëm te niveli qendror. Dorëheqjen e Abdixhikut e kanë kërkuar edhe dega e Rahovecit dhe ajo e Austrisë.

Zgjedhjet e brendshme janë zgjidhja e vetme sipas deputetes së zgjedhur nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami. Këto fjalë i ka shkruar Bajrami më pasi që dorëheqja iu kërkua kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku nga dega e Pejës, Lipjanit dhe degës së dytë të Prishtinës, pas rezultatit zgjedhor të kësaj partie.

Bajrami ka kërkuar sjellje me dinjitet, duke shtuar se pozitat nuk janë të përhershme. Në janarin e këtij viti u mbajt votëbesimi ndaj kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhiku pasi që ai vet e kërkoi këtë pas rezultatit zgjedhor të dhjetorit 2025.

E Bajrami ka shkruar se edhe në janar ka thënë se përgjegjësia politike nuk mund të jetë selektive dhe se pas një rezultati të rëndë zgjedhor duhet reflektim, përgjegjësi dhe zgjedhje të brendshme.

Burimi: Kallxo