Ferizaj luan me ekipin nga Ishujt Faroe! Pos Samadrexhës, edhe Ferizaj ka kundërshtar nga Ishujt Faroe në raundin e dytë të Kupës Evropiane për hendbolliste (EHF European Cup). Shorti i tërhequr të martën në Vjenë ka përcaktuar që Ferizaj të përballet me skuadrën VIF. Ndeshja e parë duhet të luhet në Ishujt Faroe më 3 apo 4 tetor, ndërsa e kthimit në Ferizaj, më 10 apo 11 tetor.
Burimi:
Bota Sot