Kampionia e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave, Samadrexha, ka mësuar të martën kundërshtarin e raundit të dytë të Kupës Evropiane (EHF European Cup). Samadrexha do të përballet me skuadrën nga Ishujt Faroe, Neistin. Ndeshjet zhvillohen më 3/4 dhe 10/11 tetor. Samadrexha ishte bartëse në short dhe synon ta kalojë me sukses kundërshtarin e parë evropian.
Samadrexhën e pret udhëtim i gjatë për në Ishujt Faroe, që shpresohet të jetë i suksesshëm.
Burimi:
Bota Sot